presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga ngushëlloi familjen mbretërore të Leka Zogut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ngushëlloi familjen mbretërore shqiptare pas ndarjes nga jeta të Naltmadhënisë së Tij, Mbretit të Shqiptarëve Leka I Zogu

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: E nderuara familje mbretërore shqiptare, Morëm me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, të mbretit të shqiptarëve, Naltmadhënisë së Tij Leka I Zogu. Në emrin tim personal, në emër të institucioneve dhe në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Me këtë rast, vlerësojmë lart kontributin e familjes mbretërore në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë shqiptare dhe punën, përherë. në të mirë të Kombit. Qytetarët e Kosovës e ruajnë kujtimin për Mbretin e Shqiptarëve N.M.T. Leka I Zogu, i cili gjithmonë dhe në çdo rast ishte me Kosovën. Ngushëllimet më të thella për Ju familjen Mbretërore Shqiptare dhe për mbarë kombin shqiptar. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.