DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen për festën e Krishtlindjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në pritjen me rastin e festës së Krishtlindjes, organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Presidentja Atifete Jahjaga uroi Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe besimtarët për festën. Në pritjen që u mbajt në Katedralen e Prishtinës, morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë si dhe qytetarë të shumtë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.