presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: 503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin Biden dhe popullin amerikan për 503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të.

Presidentja Osmani ka thënë se 503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi. 

Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë! 

Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjindën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.