DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi vlerëson punën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

Prishtinë, 1 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashin, i cili e informoi Presidentin për angazhimet e KNKK-së, me theks të veçantë në çështjen e personave të pagjetur.

Presidenti Thaçi e falënderoi atë për punën shumëvjeçare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të pagjeturit, por edhe për çështjet e tjera të natyrës humanitare në Kosovë dhe në rajon.“Angazhimi juaj për të pagjeturit është i pazëvendësueshëm. E çmoj që angazhoheni njësoj për çdo person të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se shoqëria kosovare duhet të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të luftës.Ndërsa, shefi i KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, u shpreh se Kryqi i Kuq ka temë bosht çështjen e të pagjeturve, por nuk lë anash edhe angazhimet e tjera, veçanërisht përkrahjen e shoqatave vendore të Kryqit të Kuq.Gashi e informoi Presidentin Thaçi për punën e Grupit Punues për të pagjeturit, si mekanizëm i pavarur që merret me këtë çështje që nga viti 2004.Presidenti Thaçi, duke çmuar lart punën e KNKK-së, u shpreh se do të mbështesë punën e këtij misioni, sidomos në çështjen urgjente të personave të pagjetur.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.