DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëton të dielën për vizitë shtetërore në Japoni, pritet nga Perandori dhe Kryeministri Abe

Prishtinë, 06 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një darkë pune pas takimit bilateral.

Kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.