DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Sofje, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Prishtinë, 28 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe me komisionerin Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale edhe me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi ka pritur Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe komisionerin Johannes Hahn.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.