presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Podgoricë

Prishtinë, 1 gusht 2017- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Michael Pence.

Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral, Presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendespresidentin e SHBA-së.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.