DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takon nesër Papa Françeskun

Prishtinë, 15 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takojë Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, në një audiencë private.

Gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë, pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Thaçi do të takojë edhe Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.
 
Gjithashtu, i pari i vendit do të marrë pjesë edhe në drekën e shtruar nga Presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia. Kurse vizitën e tij në Selinë e Shenjtë, presidenti Thaçi do ta mbyllë me pjesëmarrjen në meshën e shenjtë, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës për nder të shenjtërimit të Nënës Tereze.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.