DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Gallagher

Romë, 17 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, është pritur edhe nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher, në Selinë e Shenjtë.

Me imzotin Gallagher, presidenti Thaçi ka folur për kultivimin e tolerancës fetare, etnike dhe politike në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

“Kosova ka raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe tash, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po dialogojmë edhe me Serbinë, një proces ky që gjithsesi, në një të ardhme të afërt, do të çojë në pajtimin e popujve tanë dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka nevojë për njohjen e shtetësisë së saj nga Selia e Shenjtë dhe ka shtuar se ky do të ishte sinjal pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe për mbarë botën.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.