Nju Jork, 20 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po i prinë delegacionit të Kosovës, në Nju Jork, është takuar sonte me Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Kreu i shtetit e përgëzoi sërish Dr. Al-Othaimeen për marrjen e postit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, një organizatë kjo që e ka përkrahur Kosovën fuqishëm.
“E falënderova Dr. Al—Othaimeen për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Nga 57 shtete të kësaj organizate, 36 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.
Presidenti Thaçi shtoi se mbështetja e Sekretarit të OBI-t dhe të shteteve anëtare të saj për rritjen e njohjeve të Kosovës ështëe e një rëndësie të posaçme për afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.