presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Kryeministrin e Andorrës, Antoni Martí

Nju Jork, 20 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot edhe Kryeministrin e Andorrës, Antoni Martí.

Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin Martí për mbështetjen e vazhdueshme të Andorrës në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ai tha se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe shtoi se e mirëpret përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Andorrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.