Nju Jork, 23 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar me Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.
Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin Michel për mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika po i jep Kosovës në konsolidimin e shtet-ndërtimit dhe në rrugëtimin euro-atlantik të vendit.