DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi mbretin Abdullah II të Jordanisë, merr mbështetje për INTERPOL

New York – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar sot edhe mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës ndaj Jordanisë për mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e shtetësisë së Kosovës, përmes shtimit të numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Presidenti Thaçi dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë kanë biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, bashkëpunimit në fushën e sigurisë  si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha tjera.“Kosova ka nevojë për mbështetjen e Jordanisë për të jetësuar anëtarësimin në Interpol, por gjithashtu për të lobuar te vendet të ndryshme për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën”

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.