presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi koordinatorin e programeve për zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, me të cilin bisedoi për punën e UNDP-së në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Presidenti Thaçi e falënderoi koordinatorin Russell për angazhimin e UNDP-së , si për rindërtimin e vendit pas luftës ashtu edhe për ngritje e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.“Do të keni përkrahjen e përhershme të Zyrës së Presidentit dhe timen”, u shpreh presidenti Thaçi. Koordinatori i programeve për zhvillim i KB, Russell, njoftoi për pikat në të cilat UNDP është i përqendruar aktualisht në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi me ministritë për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është prioritet kryesor i UNDP-së. Krijimi i vendeve të reja të punës, lufta kundër korrupsionit dhe pranimi i Kosovës në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ishin ndër temat e tjera që u diskutuan. “Kemi qëllimin e njëjtë”, theksoi presidenti Thaçi, “prandaj edhe kemi dhe do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të mirë”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.