presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia

Prishtinë, 21 mars 2017 – Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Presidenti Thaçi sot e ka pritur arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta, por edhe për periudhën e pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.
 
“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit të Kosovës. Ne ndajmë vlera të përbashkëta me Selinë e Shenjtë të tilla, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Rikthimi i monsinjor Vinzenzo Paglia në Kosovë, sipas presidentit Thaçi, është vazhdim i mbështetjes që ai i ka dhënë popullit të Kosovës tash e dy dekada.
 
“Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve.
 
Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për popullin e Kosovës.
 
Gjithashtu, edhe presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, sidomos në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.