DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti Shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey

Prishtinë, 8 mars 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey.

Kreu i shtetit e falënderoi z. Rey për angazhimin e tij në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përmes programeve të edukimit qytetar, duke përfshirë edhe bursat për studime dhe aktivitetet kulturore.“Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit. Konsolidimi i mëtutjeshëm i institucioneve shtetërore e politike është qenësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.Nga ana tjetër, Shefi i Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, është shprehur se ky fondacion i jep mbështetje bashkëpunimit me partitë politike në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.Presidenti Thaçi theksoi se edukimi politik i brezave të rinj të politikanëve është i rëndësishëm për Kosovën. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.