DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim përfaqësues të organizatës Amnesty International

Prishtinë, 29 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës “Amnesty International”, të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës.

Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për tÂ’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale.

“Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu shtoi se Kosova ka vazhduar konsolidimin e drejtësisë dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin kompetencat nga EULEX.

Nga ana tjetër, Gauri van Gulik nga “Amnesty International u shpreh se organizata mbetet e angazhuar në Kosovë dhe rajon, që të vëzhgojë sistemin e drejtësisë si dhe të mbështesë përpjekjet për drejtësi për viktimat.

“Me kalimin e shumë dosjeve njëherë nga UNMIK-u tek EULEX, tani tek organet kosovare të drejtësisë, duhet siguruar që proceset gjyqësore të mos humben apo të vonohen, por të kryhen në kohën e duhur dhe të jenë të drejta”, ka shtuar ajo.

Presidenti Thaçi u shpreh se reforma në drejtësi mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Prandaj edhe kam iniciuar amandamentimin e Kodit Penal, për tÂ’u siguruar që të gjithë kanë qasje por edhe trajtim të barabartë nga organet e drejtësisë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.