presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti në takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës, Jean Louis Servais

Prishtinë, 30 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim njoftues shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme. “Belgjika ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, në kohën e luftës, por edhe në kohën e shtetndërtimit dhe shpeshherë ka qenë shtytëse edhe e vendeve tjera që të lëvizin në raport me Kosovën”, ka theksuar presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ka thënë se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe të ardhmen e saj evropiane. “E mirëpresim angazhimin për një Kosovë multietnike e tolerante”, ka shtuar ai.Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se diaspora kosovare në Belgjikë mbetet po ashtu urë lidhëse ndërmjet dy popujve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.