Prishtinë, 24 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Me këtë rast, presidenti Thaçi ka theksuar se gjatë këtyre katër vjet e gjysmë ka pas një bashkëpunim shumë të ngushtë me z. Zhbogar dhe zyrën e BE-së.
“Roli i Bashkimit Evropian në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sepse edhe qëllimi, synimi dhe vizioni jonë është që të jemi në një të ardhme të afërt pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë për të zbatuar në tërësi të gjitha kriteret dhe standardet demokratike të nevojshme për këtë proces integrues, në veçanti reformat në sistemin demokratik, reformat në sistemin e drejtësisë, në rend dhe ligj dhe në sistemin e ekonomisë së lirë.
Sipas tij, më një shtator do të përmbyllet me sukses edhe kriteri shtesë për liberalizimin e vizave, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.
Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin të mirë që ka pas më të sa ishte kryeministër, ministër i jashtëm, tash president. Sipas tij, gjatë kësaj periudhë ka pas ndryshime pozitive në Kosovë, me gjithë sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.