presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti kryediplomatin e Maltës, flasin për përkrahjen në integrimet evropiane

Prishtinë, 7 mars 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. “Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh presidenti Thaçi. Edhe Ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.