presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti eurodeputeten Lunaçek: BE-ja s’duhet të vonohet me Kosovën dhe rajonin!

E enjte, 10 nëntor – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim edhe eurodeputeten Ulrike Lunaçek.

Me eurodeputeten Lunaçek, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.
 
“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunaçek kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.