DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pritet nga Guvernatorja e Iowas, shpreh kënaqësi me bashkëpunimin

Des Moines, Iowa, SHBA, 19 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Guvernatorja e shtetit Iowa, Kimberly Kim Reynolds, në selinë shtetërore të Iowas. Me këtë rast, ai ka shprehur kënaqësinë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

“Jam i lumtur që jemi pjesë e programit ‘Sister States’ dhe që ky program po kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s”, u shpreh presidenti Thaçi.Sipas tij, ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e shkëmbimit edhe ekonomik ndërmjet vendeve.“Kemi bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, por edhe në fushën e arsimit dhe të energjisë së ripërtërishme. Por, veçanërisht jam i lumtur me programin ‘Women in Energy’ që do të përgatisë studente nga Kosova që të marrin role kryesore në sektorin e energjisë në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Guvernatorja Kim Reynolds shprehu kënaqësinë me përparimin që është bërë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s.Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova e njeh mirë përkrahjen që i ka dhënë Iowa dhe afërsia mes dy vendeve ka bërë që dy popujt të ndihen si një familje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.