presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pritet me nderime të larta në Maltë

Maltë, Valeta, 5 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, në Pallatin Presidencial në Valeta, kryeqytetin e Maltës, në fillim të vizitës së tij presidenciale në këtë shtet.

Presidentja Coleiro Preca i ka dëshiruar mirëseardhje presidentit Thaçi dhe u shpreh e lumtur që Malta është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se që nga atëherë është konsoliduar si shtet.Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur që po qëndron për vizitë në vendin mik, Maltë, dhe se po kërkohet thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve.“Jam i gëzuar të jem këtu që të punojmë në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona”, u shpreh Presidenti Thaçi.Presidentja Preca kërkoi që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të shtrihen veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndërsa presidenti Thaçi rekomandoi që të shikohet mundësia e një takimi në mes të dy odave ekonomike të dy vendeve, që t’i hapet rrugë takimit të bizneseve të dy vendeve.Presidenti Thaçi falënderoi presidenten Preca për përkrahjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën.“Ju shprehi mirënjohje juve si presidente, institucioneve shtetërore të Maltës për përkrahjen për Kosovën, një herë në kuadër të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe tash si shtet i pavarur. E vlerësojmë përkrahjen tuaj në të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare ku ju promovoni dhe përkrahni Kosovën”, është shprehur presidenti Thaçi.Pasi Malta do të jetë kryesuese e radhës e presidencës së BE-së nga 1 janari 2017, presidenti Thaçi kërkoi nga Malta që Brukseli të mbajë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor.“Aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk guxon të pësojë. Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën, është kërcënim për sigurinë pasi i hap rrugë ideologjive nacionaliste dhe radikale e fundamentaliste”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidentja Preca u shpreh se Malta do të kërkojë edhe nga vendet e tjera të BE-së që të mbajnë në vëmendje Ballkanin Perëndimor.“Duhet të konfirmojmë se Ballkani Perëndimor e ka të sigurt perspektivën evropiane”, u shpreh presidentja Preca.Ministri i Punëve të Jashtme i Maltës, George Wella, i cili ishte anëtar i delegacionit maltez në takim, u shpreh se “BE-ja duhet të konfirmojë në mënyrë konkrete përkrahjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.Në këtë vizitë, presidenti Thaçi është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Para takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Preca kanë parakaluar para Gardës së Nderit të Maltës në sheshin kryesor të kryeqytetit Valeta.Presidenti Thaci, po ashtu ka vënë kurora lule në memorialin e dëshmorëve në kryeqytetin maltez. Gjatë ditës, presidenti do të ketë takime të shumta me përfaqësues të jetës publike dhe politike në Maltë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.