presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës

Prishtinë, 06 shtator – Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel, të cilës i uroj suksese në detyrën e re.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh të shtetit të Francës nëpër të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.“Franca është një partner shumë i rëndësishëm për jetësimin e perspektives evropiane të Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë në dekadat e fundit”, ka shtuar ai.Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Francës, Marie Christine Butel ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Francës për vazhdimin e thellimit të marrëdhënieve me Kosovën.Në fund presidenti Thaçi ka thënë se liria, pavarësia, shtetndërtimi, forcimi i demokracisë dhe i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës i ka rrënjët në mbështetjen e Francës dhe partnerëve tjerë perëndimor.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.