presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Ekonomik në Krynica të Polonisë

Prishtinë, 6 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Forumit Ekonomik që organizohet në Krynica të Polonisë prej 6 deri më 8 shtator.

Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet në çdo shtator prej vitit 1992 dhe është shndërruar në forumin më të rëndësishëm të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë liderë politikë,  sipërmarrës, akademikë dhe përfaqësues të mediave e të shoqërisë civile të cilët mblidhen për të diskutuar çështjet kryesore ekonomike, sociale dhe politike. Edicioni i sivjetshëm i forumit titullohet “Të ndarë apo të bashkuar? Evropa përballë sfidave të së nesërmes?” dhe përveç 6 seancave plenare parashikohet të ketë edhe 180 panele specifike për 12 fusha të ndryshme të jetës shoqërore, si dhe rreth 3000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.Përveç presidentit Thaçi, liderë të tjerë që do të flasin në këtë konferencë janë edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ai i Ukrainës, Volodymyr Groysman, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ai i Republikës Çeke, Bohuslav Sobotka, pastaj kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, si dhe kryetarët e parlamenteve të Lituanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.