presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi inkurajon femrat që të ndjekin shembullin e kampioneve dhe të merren me sport

Prishtinë, 5 qershor 2019 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në manifestimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për Ditën Botërore për Ambient dhe Sport.

Në këtë ditë, presidenti Thaçi i inkurajoj të gjitha femrat në Kosovë, që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë lartësuar flamurin e Kosovës gjithkund në botë.“Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja kreative, në përgatitjen tuaj, në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja dhe aspiratat e shtetit të Kosovës për një imazh më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.Në këto 11 vjet të pavarësisë, kreu i shtetit ka thënë se sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellë femrat, prandaj ky është një inkurajim shtesë që të vazhdohet edhe më tej me sukseset e radhës.“Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që ju të arrini edhe më shumë suksese”, ka thënë presidenti Thaçi.Komiteti Olimpik i Kosovës, Ditën Botërore për Ambient dhe Sport sivjet ia ka kushtuar pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të femrave në sport.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.