DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi flet me kryeministrin e Serbisë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 7 mars 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Serbisë kanë biseduar për zhvillimet pas vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në rajon.“E zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq. Ne e mirëpritëm vizitën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në rajon dhe e konfirmuam përkushtimin tonë ndaj dialogut. Me kryeministrin Vuçiq ne gjithashtu biseduam për nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Besoj fuqimisht se dialogu sinjalizon një epokë të re në Ballkan”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.Në këtë bisedë telefonike është ripërsëritur përkushtimi i dyanshëm për të vazhduar dialogun dhe për të implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.