Prishtinë, 12 mars 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zyrtarin kryesor ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, të shoqëruar nga Votim Demiri, Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Izraelit u ka dhënë qytetarëve të Kosovës, sidomos në vitet 1998 dhe 1999.“Miqësia jonë i ka rrënjët thellë në histori dhe në fatet e ngjashme që kemi pasur si popuj”, u shpreh presidenti Thaçi, duke i falënderuar për vendimin që edhe Bashkësia Hebraike e Kosovës të bëhet pjesë e Kongresit Botëror të Hebrenjve.Zyrtari i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, theksoi se populli hebre nuk e harron ndihmën e popullit shqiptar për popullin hebraik.Ai shtoi se shteti i ri i Kosovës ka potenciale të shumta.“E gjeni veten në një rajon të ndjeshëm dhe është i admirueshëm përcaktimi për paqe dhe harmoni mes feve”, u shpreh Singer.Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është shembull i tolerancës mes popujve, feve dhe kulturave.“Toleranca dhe bashkëjetesa janë vlera tonat”, potencoi presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova është shtëpi e të gjithë komuniteteve të saj.