Prishtinë, 5 qershor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin.“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.Ndërsa, ish-kryeministri italian , Massimo D’Alema, ka thënë se Kosova ka ecur përpara.“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri italian kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rëndësinë e Samitit të Sofjes si konfirmim i perspektivës evropiane për rajonin tonë.