presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dënoi sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren

Prishtinë, 28 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e Konsullatës turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve.

“E dënoj ashpër sulmin kundër Konsullatës turke në Prizren”, është shprehur Presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast. “I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar Presidenti Thaçi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.