presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtaren Dua Lipa

Prishtinë, 10 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila ishte e shoqëruar edhe nga babai i saj, ish-këngëtari i bendit “Oda”, Dukagjin Lipa.

Këngëtaren Dua Lipa, presidenti Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.“Ky sukses i Duas është sukses i të gjithë atyre që krenohen për të sotmen dhe për të ardhmen tonë. Ky sukses është vetëm fillimi i një shpërthimi të madh në arenën ndërkombëtare”, është shprehur presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Kosova po e ndërton në mënyrë dinjitoze identitetin e suksesit kosovar, prandaj si President i Republikës së Kosovës, ka nderin dhe kënaqësinë që për kontributin e veçantë t’i ndajë këtë medalje Dua Lipës për suksesin e saj.Në anën tjetër, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e lumtur dhe krenare me mundësitë për të promovuar vendin e saj.“Jam shumë e lumtur dhe krenare që mundem të prezantojë vendin tim dhe që mundem të vi, të bëj një koncert kësisoj. Është pak e papërshkrueshme, veçse jam shumë shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja Dua Lipa.Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2016 ishte vit i Kosovës, vit i Duas, vit i Majlindës, i Ritës dhe i të gjithë atyre futbollistëve kosovarë gjithandej nëpër botë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.