presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoroi Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”

Prishtinë, 11 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot anëtarë të familjes së dëshmorit Agim Bajramit, ish komandant i njësive për Kaçanik dhe zëvendëskomandant i Zonës Operative të Nerodimes.

Me këtë rast, presidenti Thaçi, duke u bazuar në sakrificën dhe trimërinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ka dekoruar Agim Bajramin me urdhrin “Heroi i Kosovës”.Dekorata iu dorëzua familjes Bajrami. Agim Bajrami ra dëshmor më 10 gusht 1998.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.