presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoroi koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun

Prishtinë, 17 tetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lart të shtetit të Kosovës.Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.