DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti ndan titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës” për Vasfije Krasniqi-Goodman

Prishtinë, 18 tetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ndarë titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës” për Vasfije Krasniqi-Goodman.

Presidenti Thaçi ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahjen e tërë shoqërisë sonë. Ai ka theksuar se një nga brengat më të dhimbshme janë rastet e dhunimit të rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare dhe militare të Serbisë. “Sot është një nga momentet më rrëqethëse në jetën time. Për mua Vasfija është heroinë e gjallë. Unë e falënderoj për guximin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që ka treguar me rrëfimin e saj për të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 98-99, për gjenocidin, spastrimin etnik, vrasjet dhe dhunimet. Është një rast i pashembullt dhe një rrëfim që thërret ndërgjegjen edhe në Kosovë, por duhet të thërras ndërgjegjen edhe të vetë popullit serb dhe ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare, sepse e vërteta po thuhet, por drejtësia nuk po zbatohet”, ka thënë presidenti Thaçi. Në anën tjetër, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi–Goodman, në emër të të gjithave grave të dhunuara e ka falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen dhe dekoratën, si dhe ka kërkuar mbrojtje dhe drejtësi juridike. Presidenti Thaçi ka thënë se populli ynë ka përjetuar momente shumë të rënda në periudhën e luftës, në rastet e tragjedive dhe masakrave të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullatës civile. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.