presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Kapllan Ahmetaj me urdhrin “Hero i Kosovës”

Prishtinë, 27 shtator 2017- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi sot dëshmorin Kapllan Ahmetaj, me urdhrin “Hero i Kosovës”, për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

Me këtë rast, presidenti Thaçi theksoi se gjithmonë do të kujtojmë sakrificën e tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.Ndërsa, në emër të familjes, motra e dëshmorit Kapllan Ahmetaj, Sala Ahmetaj ka falënderuar presidentin Thaçi për këtë dekoratë.  Ajo ka thënë se heroi Kapllan Ahmetaj ka shkuar në përjetësi ku do t’u bashkohet heronjve të Kosovës që me heroizmin e tyre tejkaluan përmasat e kohës.Kapllan Ahmetaj i lindur më 15.08.1953, ka rënë dëshmor 07.08.1998, rivarrimi i të cilit u bë më 23.09.2017, në Radishevë të Drenicës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.