presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

20.09.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, vizitoi sot selinë e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, me ç’rast drejtuesve dhe gjithë besimtarëve myslimanë ua uroi festën e Bajramit të Madh.

”Unë erdha sot sikur edhe gjithmonë që të përgëzoj Myftiun e Kosovës profesor Tërnavën dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për festën e Fitër Bajramit, krahas urimeve që i kam përcjellë edhe Bashkësisë Islame por edhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për të thënë edhe njëherë edhe shprehjen e dedikimit tonë të përbashkët për ecjen e Kosovës, paqen e saj, për përkushtimin e njerëzve të saj, për urtësinë që duhet ta ketë por edhe për punët e mëdha që na presin”, theksoi Presidenti Sejdiu me këtë rast.Presidenti Sejdiu tha se është koha, që ne si Republikë e Kosovës, të dëshmojmë atë që kemi thënë dekada më parë dhe t’u jemi mirënjohës e falënderues të gjithë atyre që mbështetën Kosovën në rrugëtimin e saj të vazhdueshëm. “Mendoj se janë kohë tonat që të bëjmë punën më të mira të mundshme për dëshmimin e asaj që e kemi thënë në dekada më përpara se Kosova ka potenciale njerëzore, ka shpirtin e mirë ashtu siç themi edhe e ka bekuar Zoti dhe duhet ta materializojmë me rezultate të mira, me miqësi edhe me popujt për rreth dhe me vendet që na kanë mbështetur fuqishëm tash e gjatë kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian që janë njerëz ku ka edhe larmi besimesh por ku ka edhe një përkushtim për Zotin dhe për drejtësinë njerëzore”, tha Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.