Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava. Teksin e këtij telegrami po e japim në vijim:
I nderuari z. Naim Tërnava,
Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës
Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e festës së Bajramit të Madh, e cila sivjet është më e veçantë se asnjëherë më parë, meqë kremtohet në shtetin tonë të pavarur e sovran, të njohur e të bekuar nga miqtë tanë anekënd botës.
Në këtë ditë të shënuar, ne shprehim sërish vlerësimin tonë të lartë për fjalën Tuaj të urtë dhe angazhimin e përhershëm për paqe, tolerancë dhe stabilitet në Kosovë.
Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu