DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi Gjenerallejtënant Sylejman Selimin, komandant i FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot Gjenerallejtnant Sylejman Selimin, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim, Gjenerallejtënant Selimi e informoi Presidentin Sejdiu për punën që është duke bërë në ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për vizitat e fundit që ai kishte jashtë vendit.Presidenti Sejdiu e siguroi Gjeneralin Selimi se FSK-ja do të ketë mbështetjen e përhershme të institucioneve të vendit, dhe të tijën si President, për ta bërë FSK-në një forcë moderne ushtarake sipas standardeve dhe kritereve të NATO-s.Po ashtu, gjatë ditës, Presidenti Sejdiu takoi edhe një delegacion të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, të kryesuar nga kryetari i saj, z. Muharrem Xhemajli.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.