presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu shtroi darkë për pjesëmarrësit e Konferencës së Bashkësive Islamike të vendeve të Ballkanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti dhe shtroi darkë për pjesëmarrësit e Konferencës së Bashkësive Islamike të vendeve të Ballkanit, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë.

Presidenti Sejdiu i falënderoi ata, për bashkëpunimin  e ndërsjellë dhe për përkrahjen e vazhdueshme. “Motoja e gjithë juve është moto e paqes dhe tolerancës, moto e njerëzisë, moto e ndihmës dhe e solidaritetit. Është për t’u vlerësuar në mënyrën më të mirë të mundshme fakti se ka një bashkëpunim shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm me të gjithë ju dhe me vendet nga ju vini, me njerëz edhe të besimit islam, por, natyrisht edhe të besimeve të tjera” tha me këtë rast Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.