Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters.
Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Peeters, i cili këto ditë përmbyll misionin e tij në Republikën e Kosovës, për angazhimin e tij në vendin tonë, në një periudhë shumë të rëndësishme të zhvillimeve historike për popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi për mbështetjen që Belgjika u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës dhe për ndihmën e gjithanshme të shtetit belg në të gjitha periudhat.