Raportuesja Lunacek theksoi me këtë rast përkrahjen e vazhdueshme që PE i ka dhënë Kosovës, si dhe angazhimin e këtij institucioni për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, një proces nga i cili kanë përfituar vendet e rajonit
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Ulrike Lunacek. Në takim u bisedua për zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe Parlamentit Evropian. Raportuesja Lunacek theksoi me këtë rast përkrahjen e vazhdueshme që PE i ka dhënë Kosovës, si dhe angazhimin e këtij institucioni për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, një proces nga i cili kanë përfituar vendet e rajonit.Presidenti Sejdiu, nga ana e tij, ka falënderuar për përkrahjen që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës, si dhe ka përsëritur edhe një herë kërkesën që Republika e Kosovës të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.