DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti një grup qytetarësh nga diaspora dhe nga Malësia e Tuzit

Prishtinë, 26 shkurt 2008 – Presidenti Sejdiu priti sot në një takim një grup qytetarësh nga diaspora të cilët kishin ardhur ti uronin Presidentit pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i falënderoi ata për urimet dhe theksoi se Kosova tashmë synon që si një vend i pavarur të zhvillohet më tej ekonomikisht dhe të ecë sa më shpejt drejt integrimeve euro-atlantike.Ky grup, i përbërë nga përfaqësues të shoqatave dhe forumeve të ndryshme artistike që veprojnë në diasporë ka ardhur enkas në Kosovë për të kremtuar pavarësinë.Presidenti Sejdiu priti sot po ashtu një grup vajzash nga Malësia e Tuzit, të cilat i uruan Presidentit pavarësinë e vendit.Grupi i vajzave me veshje kombëtare tradicionale të kësaj treve shoqërohej nga z. Naim Flamuri, i cili jeton në Australi. Presidenti Sejdiu i falënderoi përzemërsisht për vizitën dhe për urimet e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site.