presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë, të cilit i prinin z. Tom Kaçinari, kryetari Bashkimit të Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës së Kroacisë, dhe z. Naim Shala, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare.

Në këtë takim, Presidenti Sejdiu çmoi lart kontributin e luftëtarëve shqiptarë për lirinë e Kroacisë,duke i quajtur ata dhe të gjithë komunitetin shqiptarë që jeton atje urë lidhëse e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

This site is registered on wpml.org as a development site.