Në këtë takim, Presidenti Sejdiu shprehu konsideratat më të larta për punën e KFOR-it, përkatësisht trupave të NATO-s në Kosovë të udhëhequra nga Gjen. De Marnhac dhe njëkohësisht i përgëzoi ata me rastin e 12 qershorit, ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë si faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit me të cilin iu dha fund një periudhë të rëndë që ka kapërcyer populli i Kosovës.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu theksoi mbështetjen e tij për përgatitjet që bëhen në ndërrimin e komandës në një proces normal siç parasheh edhe KFOR-i duke i shprehur mirëseardhje Gjeneralit të ri që do të marrë këtë mandat.
Ndërsa, Gjen. De Marnhac edhe njëherë ritheksoi përkushtimin e pa dilemë të KFOR-it për të kryer me përgjegjësi detyrat që kanë në mandatin e vet në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.