Prishtinë, 12 qershor 2008 — Zyra e Presidentit të Kosovës konfirmon se sot ka marrë letrën që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Ban Ki-moon, i ka dërguar Presidentit Fatmir Sejdiu.
Pas koslutimeve me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Presidenti ka marrë në dijeni njohjen e realiteteve të reja në Kosovë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, si dhe vendimin e tij për të rikonfiguruar Misionin e OKB-së në Kosovë.Institucionet e Kosovës do të dalin me një përgjigje të peshuar mirë ndaj letrës së Sekretarit të Përgjithshëm pas një analize të gjithanshme të përmbajtjes së saj.