DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Unionit të Gazetarëve të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin Ditës Botërore të Shprehjes së Lirë në Shtyp, priti një grup gazetarësh të Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK).

Presidenti Sejdiu pasi që i përgëzoi gazetarët për punën e tyre të vazhdueshme në shërbim të informimit të publikut me rrjedhat e përgjithshme në vend, tha se 3 maji është ditë e veçantë e mendimit të lirë.Presidenti Sejdiu pasi që i siguroi gazetarët për mbështetjen e vazhdueshme që do të kenë në punën e tyre, tha se është e nevojshme paanshmëria dhe përpjekja për të thënë të vërtetën ashtu siç është e pashtrembëruar.Ndërkaq, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës, Muhamet Jahiri, pasi që e falënderoi Presidentin Sejdiu për pritjen, shprehu synimin e organizatës që përfaqëson që gjithmonë të jenë në shërbim të publikut  dhe të së vërtetës.

This site is registered on wpml.org as a development site.