presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Anton Çettën me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka dekoruar Profesor Anton Çettën me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”.

Në një takim në zyrën e tij, Presidenti Sejdiu ua dorëzoi diplomën edekorimit vajzave të profesor Anton Çettës, Donika e Agata Çettës.

Dekorimi i Profesor Çettës bëhet me rastin e 20-vjetorit të shënimit Kuvendit të Pajtimit në Verrat e Llukës.

“Përkontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen,zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane, dekoroj meMedaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Ibrahim Rugova,personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Anton Çetta”,tha Presidenti Sejdiu me rastin e dekorimit.

“Kontributi i AntonÇettës  për paqe, demokraci dhe humanizëm mbetet një shembull i veçantëdhe domethënës për Kosovën dhe shqiptarët. Duke ia kushtuar tërë jetënpunës kërkimore-shkencore në fushën e studimeve albanologjike dhemisionit për krijimin e tolerancës, paqes publike brendakombëtare, dukepunuar pandalur për pajtimin  qytetar, duke krijuar kështu perspektivënreale të jetës dhe punës për ata që u kishte humbur shpresa, ai dhashembullin më të mirë të njeriut të urtë, që kishte vizion një tëardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë”, tha PresidentiSejdiu, duke shtuar se vepra dhe personaliteti i Anton Çettës është dhedo të mbetet frymëzim krijues për brezat që do të vijnë.

This site is registered on wpml.org as a development site.