DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU PËRGËZON PRESIDENTIN TOPI ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË

Shkëlqesia Juaj President Topi, Në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës, ju përgëzoj nga zemra në 95-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, festohet kudo në zemrat shqiptare si Ditë e Flamurit, një datë e shënuar për kombin tonë të moçëm.Lufta e Gjergj Kastriotit, Heroit Kombëtar Shqiptar, luftërat e patriotëve tanw nëpër shekuj, lëvizja gjithëpërfshirëse indipendiste e Lidhjes së Prizrenit, u kurorëzuan me pavarësinë shqiptare të shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912. Pavarësia e Kosovës, që është në prag, do të shënojë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve të Kosovës për mëvetësi, e cila është ushqyer e mbajtur gjallë edhe nga ditë të tilla të shenjta si Dita e Flamurit, që ka shpalosur identitetin autokton të popullit tonë. Tani, pavarësia jonë do t’u shërbejë  të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie.Si shtet i pavarur e sovran, Kosova do të ketë atributet e veta të shtetësisë, duke ruajtur në të njëjtën kohë, në gjithë zemrat tona, dashurinë e madhe për Flamurin e Skënderbeut, që u rishfaq në Vlorë me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini.I dashur President Topi,Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë! E kremtofshim njëqindvjetorin e pavarësisë shqiptare me Shqipërinë e Kosovën të integruar në strukturat evropiane e atlantike, në familjen e vlerave perëndimore! Presidenti i KosovësDr. Fatmir Sejdiu

This site is registered on wpml.org as a development site.