presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, z. Giorgio Napolitano, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen tragjike të 18 qytetarëve të Italisë si pasojë e një aksidenti të rëndë hekurudhor në Viareggio. Në vazhdim po e japim këtë telegram:

Shkëlqesisë së tij, Giorgio Napolitano,President i Republikës së ItalisëJu shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen  e jetëve të njerëzve, për shkak të aksidentit tragjik në Viareggio.. Populli i Kosovës është me ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë. Ju lutem, z. President, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë!Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës 

This site is registered on wpml.org as a development site.