DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti z.Walter Kalin

“Të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve pakicë të Republikës së Kosovës janë të garantuara edhe me aktin më të lartë juridik të vendit, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në të cilën janë përfshirë ligje të rëndësishme që dalin nga Propozimi i Presidentit Ahtisari”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Walter Kalin, Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut dhe Persona të Zhvendosur.

“Të gjitha qytetarët e vendit tonë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, mund të kthehen dhe të jetojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre”, tha Presidenti Sejdiu, Por, vijoi ai, ata njerëz që kanë kryer krime gjatë kohës së luftës në Kosovë duhet të japin llogari para ligjit. Presidenti Sejdiu rikujtoi se që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk ka pasur asnjë incident ndëretnik dhe kjo është një dëshmi e stabilitetit të përgjithshëm që mbretëron në vend.Edhe gjatë këtij takimi, Presidenti Sejdiu sërish u bëri ftesë qytetarëve serbë të Kosovës, si dhe të gjithë të zhvendosurve të tjerë, që të kthehen dhe të japin ndihmesën e tyre të drejtpërdrejtë për zhvillimin e vendit të tyre.“Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm për t’u integruar në strukturat euroatlantike, si dhe për t’i përmbushur zotimet e dhëna gjatë procesit të përcaktimit të statusit politik të Kosovës, të udhëhequr nga Presidenti Ahtisari”, theksoi Presidenti, i cili edhe në herë theksoi se pengesë kryesore për integrimin e bashkësisë etnike serbe në jetën institucionale të vendit mbetet Beogradi zyrtar, i cili jo vetëm që po i mban gjallë strukturat paralele në veriun e Kosovës, por, tash së fundi, edhe po u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bojkotojnë proceset e përgjithshme demokratike në vend, siç janë zgjedhjet e sivjetshme lokale.Presidenti Sejdiu, po ashtu, theksoi angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për jetë për të gjithë ata që kanë shfaqur gatishmërinë të kthehen në Kosovë, duke theksuar se kjo qasje është politikë shtetërore e Kosovës.Ndërkaq, z. Kalin, duke shprehur vlerësimin e tij për hapat inkurajues që po bëjnë institucionet e Kosovës për kthimin e të zhvendosurve, kërkoi që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të punojnë në këtë proces. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.